Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kadastra në terren në Himarë/ 235 banesa pa dokumentacion pronësie, do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi

    Takimi i Bordit të Paqes në New York, Hoxha: Shqipëria kontribut aktiv në përputhje me planin 20-pikësh të Presidentit Trump

    Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora mjetin prerës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kadastra në terren në Himarë/ 235 banesa pa dokumentacion pronësie, do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi
    Aktualitet

    Kadastra në terren në Himarë/ 235 banesa pa dokumentacion pronësie, do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi

    September 24, 2026
    Kadastra në terren në Himarë/ 235 banesa pa dokumentacion pronësie, do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka identifikuar evidentuar 235 banesa pa dokumentacion pronësie, ndërsa puna në terren do të vijojë në të gjitha fshatrat e Bashkisë Himarë deri më 25 nëntor, sipas kalendarit të publikuar më herët.

    Drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të Dhërmiut dhe specialistët që po kryejnë evidentimet.

    “Ky proces është edhe për ndërtesat pas vitit ’91, edhe për shtëpitë e vjetra. Ne aktualisht po punojmë në 9 fshatrat e parë, duke filluar me Palasën dhe do të vijojmë për të përmbyllur gjithë fshatrat e tjerë”, u shpreh Goxhobelli gjatë takimit me banorët.

    Në fokus të aksionit janë si banesat e vjetra të ndërtuara para vitit 1991, ashtu edhe objektet informale të ndërtuara pas vitit 1991, të cilat plotësojnë kriteret ligjore për trajtim dhe legalizim.

    Nga janari deri në gusht 2026 janë lëshuar rreth 26 mijë vendime legalizimi në rang vendi, një shifër e përafërt me totalin e vendimeve të dhëna gjatë gjithë vitit 2025.

    Një risi e rëndësishme lidhet edhe me zbatimin e VKM-së nr. 600, datë 16.09.2026, e cila krijon mundësinë që gjatë këtij procesi të trajtohen edhe objekte informale që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga legjislacioni, edhe në rastet kur qytetari nuk ka paraqitur më parë kërkesë për legalizim.

    Për banorët që përfshihen në këtë proces kryesisht nga ASHK-ja, nuk do të aplikohet tarifë shërbimi, duke synuar lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave deri në përfundimin e trajtimit të pronës.

    235 banesa Agjencia Shtetërore e Kadastrës aktualitet ASHK banesa pa dokumentacion certifikata e pronësisë dokumentacion pronësie dokumentet e pronës himara himarë kadastra Kadastra Himarë Kadastra në terren kërkesë për legalizim lajme legalizime legalizime në Himarë legalizimi i banesave objekte pa legalizim procesi i legalizimit prona prona në Shqipëri pronat në Himarë pronësia Regjistrimi i pronave shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kadastra në terren në Himarë/ 235 banesa pa dokumentacion pronësie, do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi

    September 24, 2026

    Takimi i Bordit të Paqes në New York, Hoxha: Shqipëria kontribut aktiv në përputhje me planin 20-pikësh të Presidentit Trump

    September 24, 2026

    Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora mjetin prerës

    September 24, 2026

    Operacioni “Qëllimi”/ 2 të arrestuar në Tiranë e Krujë! Sekuestrohen pistoletë, kallashnikov e shënjestër optike (EMRAT)

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.