Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para parlamentit/ Narkopolicia dhunon protestuesit

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

11:57, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni mbërriti në GJKKO rreth orës 12:00.

Ajo do të dalë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë 'arrest shtëpie' caktuar nga GJKKO më 21 shtator.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror ose të shërbimit. Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it burojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj Ergys Agasit, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco