Svilar në një situatë të pazakontë, portieri më i mirë i Serie A por pa kombëtare
Mile Svilar po përjeton një nga situatat më të veçanta të karrierës së tij. Portieri i Romës është shpallur për të dytin sezon radhazi portieri më i mirë i Serie A, por pavarësisht paraqitjeve të tij në nivel të lartë, aktualisht nuk është pjesë e asnjë kombëtareje.
Svilar ka lindur dhe është rritur në Belgjikë, ndërsa në vitin 2021 vendosi të përfaqësonte Serbinë. Ai debutoi në një ndeshje miqësore kundër Katarit, por kjo paraqitje rezultoi vendimtare për të ardhmen e tij ndërkombëtare.
Edhe pse bëhej fjalë për vetëm një ndeshje, sipas rregullave të FIFA-s ajo konsiderohet si paraqitje zyrtare dhe përbën një pengesë për të përfaqësuar një tjetër kombëtare.
Pas kësaj sfide, Svilar ndryshoi qëndrim dhe zgjodhi Belgjikën, vend ku është lindur dhe ku disponon edhe shtetësinë. Megjithatë, deri më tani ai nuk ka mundur të debutojë me “Djajtë e Kuq”.
Në të njëjtën kohë, rikthimi te Serbia nuk duket një alternativë e thjeshtë. Çështja e tij është tashmë edhe juridike, me avokatët e portierit që po punojnë për të gjetur një zgjidhje që do t’i hapte rrugën përfaqësimit ndërkombëtar.
Situata mbetet e pasigurt, pavarësisht se në aspektin sportiv Svilar po konfirmohet si një prej portierëve më të mirë në Itali.
Portieri i Romës është vlerësuar për të dytin sezon radhazi si më i miri në Serie A, ndërsa potencialisht mund të shihej edhe si një prej kandidatëve për të pasuar Thibaut Courtois në portën e Belgjikës.

