web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E shoqëruar nga forcat e policisë, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator 2026, 11:57, Aktualitet CNA


Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur në GJKKO e shoqëruar nga forcat e policisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, GJKKO me kërkesë të SPAK firmosi masën e sigurisë arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin. Hyseni akuzohet për kryerjen e veprave penale "përkrahje të autorit të krimit" dhe "nxjerrjen e të dhënave sekrete".

Ndërkohë një ditë më parë CNA ka zbardhur komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Agasit ku tregohet qartë lidhja mes tyre, informacionet që i delegoheshin.

Vlora Hyseni u vetëdorëzua në policinë e Kosovës dhe u shoqërua më pas drejt Shqipërisë.

Kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi lirimin e saj nga detyra si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit./ CNA





Lajmet e fundit nga