Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi në unanimitet kundër bashkimit me Bashkinë e Librazhdit.
Të 17 anëtarët e pranishëm në mbledhjen e thirrur për Reformën Territoriale votuan kundër.
Në mbledhje u bë publik dhe raporti i dëgjesave me qytetarët, ku 398 qytetarë të pranishëm në konsultime u shprehën kundër bashkimit me Librazhdin dhe vetëm 2 ishin pro.
Kundërshtimet lidhen kryesisht me largësinë nga qendra e re administrative dhe vështirësinë në aksesin e shërbimeve.
Një tjetër arsye është ruajtja e identitetit dhe përfaqësimi lokal.









Komente
Komento