Përplasje fizike dhe debate në zgjedhjet për kreun e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec

24 Shtator 2026 | 12:23

Me debate të ashpra dhe përplasje fizike janë shoqëruar zgjedhjet për kryesinë e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec.

Një pjesë e peshkatarëve ka pretenduar se ky proces nuk ishte i ligjshëm dhe se shumë prej tyre nuk ishin lajmëruar për zhvillimin e zgjedhjeve, me qëllim, sipas tyre, për të favorizuar kryetarin aktual të OMP-së.

“Kemi ardhur tu kërkojmë llogari kush është përgjegjësi që nuk lajmëroi shumicën e peshkatarëve por vetëm miqtë e tyre, që të marrin përsëri kryesine e peshkimit. Ka 5 vite që ka marrë gjithë kompetencat e peshkimit. Nuk ka inspektorë nga Tirana, ka edhe gurin e arën. Po bëhet padrejtësi peshkatarëve. Peshkatarët e ish kryetarit po debatojnë me hallexhinjtë që punojnë për bukën e fëmijëve. Duan anulimin e zgjedhjeve, tu jepet kohë kandidatëve”, tha Zamir Goroveci.

“Nuk jam dakord se s’më ka lajmëruar njeri. Më kanë thënë peshkatarët. Nuk jam dakord. Si organizatë le të rinovohet, por me këtë strukturë nuk jemi dakord janë vjedhës. Po na dërrmojnë. U lëshuan, kanë ardhur familjarë. U vënë kushte, u marrin votat, u marrin peshkun”, u shpreh Albert Leka, peshkatar

Adriatik Dokollari, ish-kryetar i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, shprehet se këto zgjedhje janë të ligjshme dhe se shumica e peshkatarëve janë të pranishëm në proces.

“Kjo përqindje e vogël e peshkatarëve të ndëshkuar me gjoba nga policia pretendojnë se do krijojnë shoqatë tjetër. Unë mendoj se janë 100% të rregullta, mbi 80% e anëtarëve janë këtu. Ata që kundërshtuan janë 5-6 veta. Kemi kërkuar grup monitorimi nga ministria e bujqësisë dhe i kemi njoftuar me listë prezencë. Janë nga ministria e bujqësisë”, tha ai.

Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka rëndësi të veçantë në Pogradec, pasi kryen inspektimet dhe është implementuese e projekteve dhe investimeve për peshkatarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione para Parlamentit, protestuesit përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Është tensionuar situata para Parlamentit pasi protestuesit e mbledhur që prej orës 10:00 janë përplasur me forcat e rendit. Policia ka krijuar një gardh për...
12:17 | 24/09/2026

Vlora Hyseni shkon në GJKKO, momenti kur hyn në ambientet e gjykatës

Ish -drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ka shkuar këtë të enjte në GJKKO për seancën e pyetjeve lidhur me masën e saj të sigursë “Arrest...
11:55 | 24/09/2026

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës, ka kryer disa kontrolle në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i...
11:26 | 24/09/2026