Këshilli Bashkiak i Përrenjasit voton kundër bashkimit me Librazhdin

24 Shtator 2026 | 12:28

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka votuar unanimisht kundër propozimit për bashkimin e bashkisë me Librazhdin, në kuadër të Reformës Territoriale.

Në mbledhjen e posaçme morën pjesë 17 këshilltarë dhe të 17 votuan kundër, pa asnjë votë pro apo abstenim.

Gjatë mbledhjes u bë publik edhe raporti i dëgjesave me qytetarët. Sipas tij, nga 400 pjesëmarrës në konsultimet publike, 398 janë shprehur kundër bashkimit me Librazhdin, ndërsa vetëm 2 janë shprehur pro.

Qëndrimi i Këshillit Bashkiak do t’i përcillet institucioneve përgjegjëse si pjesë e procesit të konsultimit për projektligjin e propozuar nga një grup deputetësh socialistë për Reformën Territoriale, i cili kërkon mendimin e qytetarëve, këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje të ashpra në Kuvend, Klosi-Berishës: Kishe Gazideden në SHISH që ka vrarë njerëz, ne kemi tjetër standard

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi iu përgjigj kryedemokratit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lidhur me akuzat ndaj qeverisë pas arrestimit të kreut të...
11:20 | 24/09/2026

“Kur thashë se do të zëvendësonin, u solle si tuaf”, Peleshi i përgjigjet Berishës: Më marrsh të keqen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, janë përfshirë në një debat gjatë seancës së sotme plenare. Gjatë fjalës së...
11:09 | 24/09/2026

Rrëzohet kërkesa e PD për debat për masën ndaj kreut të SHISH, deputetët bllokojnë foltoren

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një debati në Kuvend lidhur me rastin e ish-kreut të...
10:56 | 24/09/2026