Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia, Spanja, Zvicra dhe Shqipëria katër persona (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga
Foto ilustruese

Interpol Tirana ka finalizuar me sukses, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, operacionin e koduar “The Wanted”, në kuadër të cilit janë ekstraduar dhe arrestuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shtetit bën me dije se nga Italia është ekstraduar shtetasi Hasan Nderjaku, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30 prill të vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasi H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale,” bën me dije policia.

Po ashtu nga Zvicra është ekstraduar shtetasi Melsjon Kolaj (Murati), i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17 mars 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.

Ndërkohë në Spanjë është ekstraduar shtetasi Alvaro Bishaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14 dhjetor 2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.

Gjithashtu, në Itali është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Erjon Zanaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim,” njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese