Arrestimi i kreut të SHISH, Begaj takim me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.
Situata politike e krijuar në vend pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate në lidhje me sigurinë kombëtare.

