Cristiano Ronaldo: Nuk e di kur do të mbarojë karriera ime

24 Shtator 2026 | 13:00

Cristiano Ronaldo ka lënë të hapur të ardhmen e tij në futboll, duke pranuar se nuk e di se kur do t’i japë fund karrierës, ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të largohet nga Kombëtarja e Portugalisë nëse drejtuesit nuk dëshirojnë të mbështeten më tek ai.

“Unë nuk e di se kur do të mbarojë karriera ime. Do të doja të përgjigjesha, por nuk e di. Kam mësuar të jetoj në të tashmen dhe të mos mendoj për të nesërmen”, deklaroi Ronaldo.

Ylli portugez foli edhe për të ardhmen e tij me përfaqësuesen, duke bërë të qartë se vendimi për vazhdimin e tij nuk varet vetëm nga dëshira personale.

“Nëse Portugalia nuk dëshiron të mbështetet më tek unë, mund të largohem sot. Nuk kam problem me këtë. Populli portugez mbështetet tek unë, prandaj po vazhdoj të luaj për ekipin kombëtar”, shtoi Ronaldo.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur gjithnjë e më shumë flitet për fundin e karrierës së një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kombëtarja U-21, trajneri Bushi publikon listën për miqësoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare U-21 do të vijojë përgatitjet me një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të rrugëtimit drejt Kampionatit Europian U-21, “EURO 2027”. Kuqezinjtë e drejtuar...
10:47 | 24/09/2026

Reali në alarm, dyshja Mbappe dhe Vinicius me statistika negative

Real Madridi ende nuk ka gjetur formulën ideale për të shfrytëzuar në maksimum dy yjet e sulmit, Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior. Pavarësisht ndryshimeve në...
22:24 | 23/09/2026

Ancelotti zbulon problemin e Brazilit: Lojtarët që transferohen në Europë nuk luajnë!

Carlo Ancelotti ka komentuar situatën e talenteve të rinj brazilianë që transferohen shumë herët në Europë, duke marrë si shembull rastin e Endrick. Trajneri i...
22:22 | 23/09/2026