SI SOT/ 3 vite nga rënia në detyrë e policit hero Afrim Bunjaku

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2026, 12:57

Më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës. Në pritën e organizuar ndaj efektivëve humbi jetën rreshteri dhe komandanti i Stacionit Policor në Zveçan, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës. Një ditë më pas, më 25 shtator, ai u përcoll për në banesën e fundit.

Pas vrasjes, Afrim Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa asokohe ndjekësit e JOQ Albania e shpallën “Hero i Muajit Shtator”. Në shenjë mirënjohjeje për guximin dhe sakrificën e tij, trofeu iu dorëzua familjes gjatë një vizite ngushëllimi nga stafi i JOQ Albania.

Gjatë asaj vizite, xhaxhai i Afrim Bunjakut kujtoi përkushtimin e tij ndaj uniformës dhe detyrës. “Afrimi gjithmonë ka qenë i gatshëm me mbrojt atdheun. [...] Ka qenë 22 vite i veshur me uniformë të policisë në mbrojtje të territorit dhe të popullit. Gjithmonë mbronte shokët”, u shpreh ai, duke e kujtuar nipin si një polic të përkushtuar që e kreu detyrën deri në fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit