Takim në Presidencë, Begaj thërret ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH

24 Shtator 2026, 13:07Politika TEMA
Takim në Presidencë, Begaj thërret ministrin e Brendshëm,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila.


Zyra e shtypit të kreut të shtetit, njoftoi se Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.


Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit ku ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u vu nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pasi dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit, edhe ky i arrestuar me urdhër të SPAK.

Sakaq, Vlora Hyseni përfundoi në rrjetën e SPAK, në kuadër të hetimeve që kjo strukturë po kryen për dosjen e “AKSHI-t”.

Lini një Përgjigje