Ka nisur seanca plenare për ditën e sotme. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, shqyrtimi i projektligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza, si dhe ndryshime në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 17 shtatorit, pasuar nga njoftimet.