web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jemi në dorë të krimit”/ Korreshi: Skandali i SHISH-it ka fikur radarët e shtetit, ia ka plasur Begajt

24 Shtator 2026, 13:17, Politikë CNA

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, reagoi sot në Kuvend lidhur me çështjen e SHISH-it.

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Korreshi tha se ajo që ka ndodhur ka cenuar shtetin shqiptar, duke e servirur në “pjatën” e krimit.

Sipas demoraktit, qeveria socialiste është fajtore, sepse në poste të tilla kyçe, ka zgjedhur njerëz të paaftë.

“Duhet të pyesnim kryeministrin e të na thoshte se shtetit shqiptar sot i kanë fikur radarët. Shtetin shqiptar e kanë servirur në 'pjatë' të krimit. Kjo ka ndodhur me këtë çështjen e këtyre ditëve. Ne jemi në dorë të krimit. Certifikatat e sigurisë në dorë të krimit. Shteti ka rënë. Ajo që ndodhi dje i ka fikur radarët Parlamentit. Ajo që po themi kaq kohë është që shteti ka qenë në funksion të krimit dhe krimi në funksion të vjedhjes së zgjedhjeve. Qeveria është fajtore se ka zgjedhur njerëz të paaftë. I zgjodhët pikërisht ata, me dorën tuaj, për të mbajtur këtë shtet. I ka plasur Bajramit, presidentit që është garant i Kushtetutës”,-tha Korreshi./CNA





Lajmet e fundit nga