Qytetarët në protestën e paraditës së sotme kanë shkëmbyer vazhdimisht përplasje me forcat e policisë. Pas një marshimi, një i moshuar raportohet se ka humbur ndjenjat. Atij iu dha ndihma e pare nga protestuesit.
Mendohet se gjendja e rënduar ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga tensionet me policinë për ndoshta dhe nga mosha e tij. Ende nuk dihet nëse ai ka ndonje problem apo sëmundje kronike.
Ndërkaq është njoftuar menjehërë ambulance për një ndihmë më të specializuar.