
Finalizohen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, 4 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.
-U ekstradua nga Italia, shtetasi H. N., 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale;
-U ekstradua nga Zvicra, shtetasi M. K. alias M. M., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.
-U ekstradua në Spanjë, shtetasi A. B., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.
-Gjithashtu, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi E. Z., 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Shtator12:54
Vlora Hysenin e lënë nervat, shantazhon gazetaren: Qëndron në hotel me agjentë serbë!
Në hyrje të GJKKO-së, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi publikisht në mënyrë të paprecedentë gazetar...
AKTUALITET
24 Shtator12:53
“Loja është hapur!”/ Vlora Hyseni shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, Tritan Shehu: Ka rënë siguria kombëtare dhe besueshmëria e Shqipërisë para NATO-s
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në Kuvend lidhur me përplasjen mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe gaz...
AKTUALITET
24 Shtator12:42
Mungon Rudina Palloj/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është shtyrë ditën e sotme. Shkak u bë s&eu...
AKTUALITET
24 Shtator12:41
Konfrontime me policinë, një protestues humb ndjenjat
Gjatë tensioneve me policinë në protestën e sotme, një qytetar u shtri në tokë në gjendje të fikti.
Qytetarë...
AKTUALITET
24 Shtator12:19
Tensionohet situata te Kuvendi, përplasje mes policisë dhe protestuesve. Disa të shoqëruar
Është tensionuar situata te Kuvendi. Ka përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Ka edhe persona të shoqëruar pas tensioneve.
Nd...
AKTUALITET
24 Shtator11:41
Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
Policia e Vaut të Dejës, ka kryer disa kontrolle në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve n...
AKTUALITET
24 Shtator10:58
SKANDALI “AGASI”/ GJKKO vendos: Shefi i Policisë Shkencore dhe biznesmeni të mbyllen në burg
Ka përfunduar seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen ne pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arr...
AKTUALITET
24 Shtator10:40
Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte
Toni Nake, autori i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara ka deklaruar para hetuesve se çdo gjë ka ndodhur pas një konflikti &cced...
AKTUALITET
24 Shtator10:02
Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj
Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj.
...