
Qindra protestues janë përplasur dhunshëm me policinë e shtetit jashtë ambienteve të Kuvendit ku po zhvillohet seanca plenare.
Qytetarët kanë tentuar të çajnë kordonin rrethues të perimetrit të sigurisë, por kanë hasur në rezistencën e policisë.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijuan për disa minuta ndërsa brenda Kuvendit kryeparlamentari vendosi mbylljen para kohe të seancës duke votuar me shumicë votash miratimin e dy projektligjeve. Versus.al

