Aksident në Vlorë, makina përplaset me motoçikletën. Plagoset i riu

Nga Edi Ruçi
24 Shtator 2026, 13:20 | Kronikë

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motoçikletën.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në "Bulevardin e Palmave" në Vlorë, pranë gjimnazit "Halim Xhelo".

Një mjet elektrik KIA është aksidentuar me një motoçikletë, shkruan A2.

Si rrjedhojë e aksidentit është plagosur një i ri, drejtues i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Aksi ku ka ndodhur aksidenti është i bllokuar momentalisht për qarkullimin e automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos