
Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pa shpjeguar në detaje se për cilat çështje bëhej fjalë.
Shefi i diplomacisë amerikane e theksoi se për sa i përket marrëdhënieve të SHBA-së me Beogradin, Washingtoni ka një partneritet strategjik me të, të cilin dëshiron ta thellojë. Por ndërkohë, me deklaratën e fortë hodhi hije dyshimi, të cilat marrin një tjetër dimension në situatën kur mbërrijnë njoftime se Europa po shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm.
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Europian në muajt e ardhshëm, në përpjekje për ta dobësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ai thotë se kjo tashmë ka filluar.
“Ne nuk po flasim për një luftë konvencionale. Po flasim për të gjitha llojet e provokimeve, të gjitha llojet e akteve të sabotimit, të gjitha llojet e testimeve dhe, padyshim, kjo është diçka që po ndodh derisa ne po flasim”, tha lideri leton për Radion Europa e Lirë. Zyrtarë të inteligjencës europiane, CIA, madje edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk, kanë paralajmëruar ditët e fundit se Moska mund të shkojë aq larg saqë të kryejë ndonjë sulm ajror, në një formë apo tjetër, ndaj territorit të NATO-s në muajt e ardhshëm, për të treguar se zotimi i aleancës ushtarake për mbrojtje të përbashkët, sipas Nenit 5, është pak a shumë disa fjalë në një copë letre, siç thotë REL.
Rastet e sulmeve të muajve të fundit, që i janë atribuuar Rusisë përfshijnë zjarrvënie, plane për atentate dhe sabotim të infrastrukturës, si dëmtimi i hekurudhave dhe ndërhyrjet elektronike.
Artikuj te sugjeruar
Piranjat News
BOTA
24 Shtator12:02
CIA paralajmëron për sulm rus me dron në Spanjë, Francë ose Itali
Një paralajmërim i ri në lidhje me një përshkallëzim të mundshëm të veprimeve hibride ruse në Evro...
BOTA
24 Shtator10:31
Një agjent i inteligjencës artificiale 'pushtoi' një sistem qeveritar, alarm në Australi për OpenAI
Australia njoftoi sot se një agjent i modelit të inteligjencës artificiale OpenAI infiltroi një faqe interneti qeveritare në qersho...
BOTA
24 Shtator10:14
Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë
Rusia nuk ka ndërmend të ndalë luftën në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë pa...
BOTA
24 Shtator10:06
Era diellore godet sot Tokën, priten aurora të fuqishme
Era diellore e parashikuar nga ekspertët e motit hapësinor ka arritur në afërsi të Tokës, duke sjellë një rritje t&eum...
BOTA
24 Shtator09:32
“Rrezik ekstrem”, Carney: Kanadaja shqyrtoi mundësinë e një veprimi ushtarak nga Amerika
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se qeveria e tij kishte shqyrtuar mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan kundër Kanadasë si n...
BOTA
24 Shtator09:28
SHBA e konfirmon: 8 tentativa vetëvrasjeje në aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln gjatë misionit në Lindjen e Mesme
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka konfirmuar se janë regjistruar tetë tentativa vetëvrasjeje gjatë vendosjes së zgj...
BOTA
24 Shtator08:43
Provokime dhe sabotime! Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropia...
BOTA
24 Shtator08:28
Asambleja e OKB, Vuçiç falënderon shtetet që nuk njohin Kosovën: Sytë katër kur nënshkruani me fuqitë e mëdha
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të ...
BOTA
24 Shtator08:25
Për herë të parë në histori! Agjenti i AI hakeron portalin qeveritar australian, sulmi u zbulua disa javë me vonesë
Një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga kompania amerikane OpenAI ka aksesuar pa autorizim të dhëna nga disa faqe interneti...
BOTA
24 Shtator08:19
Fëmija në sallë, debate historike dhe protesta simbolike, momentet e veçanta në Asamblenë e OKB-së
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është kthyer ndër vite në skenën e disa prej momenteve më të r&eu...