Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

    Prona mund të përdoret si kolateral edhe pa provë nga regjistri publik, çfarë parashikon ligji i ri

    Euronews Travel: Si u kthye Shqipëria në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen
    Ekonomi

    Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

    September 24, 2026
    Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

    Bankat shqiptare do të mund të sigurojnë financim afatgjatë duke përdorur si garanci portofolet e kredive hipotekore. Mekanizmi parashikohet në projektligjin e ri “Për emetimin e obligacioneve të mbuluara dhe mbikëqyrjen e tyre”, i cili krijon për herë të parë në Shqipëri një treg të posaçëm për këto instrumente financiare.

    Obligacioni i mbuluar është një titull borxhi i emetuar nga banka dhe i garantuar me një grup të identifikueshëm aktivesh. Në këtë grup mund të përfshihen kreditë e dhëna për blerjen e banesave dhe pronat e vendosura si kolateral për to.

    Mekanizmi funksionon në këtë mënyrë: banka grupon një pjesë të kredive hipotekore që plotësojnë kriteret ligjore dhe i përdor si garanci për të emetuar obligacione. Investitorët blejnë obligacionet, ndërsa banka siguron para të reja që mund t’i përdorë për financimin e aktivitetit dhe për dhënien e kredive të tjera.

    Kjo nuk do të thotë se kreditë apo banesat e qytetarëve u shiten investitorëve. Kreditë mbeten në bilancin e bankës dhe vazhdojnë të administrohen prej saj. Huamarrësit vijojnë të paguajnë këstet sipas kontratës së lidhur me bankën.

    Ndryshimi qëndron te fakti se portofoli i përzgjedhur i kredive veçohet juridikisht nga pjesa tjetër e pasurisë së bankës dhe shërben si garanci për investitorët që kanë blerë obligacionet.

    Investitorët përfitojnë atë që projektligji e quan “mbrojtje të dyfishtë”. Ata kanë të drejtë të kërkojnë pagesën nga banka, por njëkohësisht kanë përparësi mbi portofolin e kredive të vendosur si mbulim. Nëse banka falimenton, ky portofol nuk futet menjëherë në masën e zakonshme të likuidimit dhe pagesat e obligacioneve vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara.

    Për të kufizuar rrezikun, projektligji parashikon që nga një kredi e garantuar me pasuri të paluajtshme të llogaritet si mbulim jo më shumë se 60% e vlerës së pronës. Banka duhet të mbajë gjithashtu aktive me vlerë të paktën 5% më të lartë se obligacionet e emetuara dhe një rezervë likuiditeti të mjaftueshme për pagesat e 180 ditëve të ardhshme.

    Blerës të këtyre obligacioneve mund të jenë fondet e pensioneve private, fondet e investimit, shoqëritë e sigurimit dhe investitorë të tjerë. Në këtë mënyrë, kursimet institucionale mund të kanalizohen drejt financimit të kredive hipotekore dhe ekonomisë.

    Për bankat, përfitimi kryesor është sigurimi i një burimi më të qëndrueshëm financimi afatgjatë dhe ulja e varësisë nga depozitat ose financimet afatshkurtra. Për shkak të garancive të forta që u ofrohen investitorëve, bankat mund t’i sigurojnë këto para me një kosto më të favorshme.

    Megjithatë, financimi më i lirë për bankat nuk garanton automatikisht kredi më të lira për qytetarët.

    Vlerësimi i ndikimit që shoqëron projektligjin e pranon shprehimisht se bankat nuk do të kenë detyrimin t’ua kalojnë huamarrësve kursimet e krijuara nga ulja e kostos së financimit. Interesat e kredive do të vazhdojnë të varen nga konkurrenca ndërmjet bankave, rreziku i klientit, politikat e secilës bankë dhe kushtet ekonomike e monetare.

    Reforma mund të rrisë kapacitetin e bankave për të dhënë kredi afatgjata dhe mund të krijojë kushte për maturitete më të gjata ose oferta më konkurruese. Por ulja e interesave për kreditë e banesave mbetet vetëm një mundësi dhe jo një përfitim i garantuar nga ligji.

    Projektligji parashikon që sistemi i ri të nisë zbatimin më 1 janar 2029, pas miratimit të rregullave dhe ngritjes së mekanizmave të mbikëqyrjes nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. /skyweb.al

    aktualitet banesa banka në Shqipëri bankat blerje banese ekonomi ekonomia shqiptare financa Financat financim bankar financimi i banesave hipotekë huatë bankare Interesat e kredive interesat për qytetarët kostot e kredive kredi banese kredi bankare kredi hipotekore kredi hipotekore Shqipëri kredi për shtëpi kreditë e banesave lajme norma e interesit prona qytetarët shqipëri tregu i banesave tregu imobiliar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

    September 24, 2026

    Prona mund të përdoret si kolateral edhe pa provë nga regjistri publik, çfarë parashikon ligji i ri

    September 24, 2026

    Euronews Travel: Si u kthye Shqipëria në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    September 24, 2026

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Me prani qumështi dhe gjurmë alergenësh, patatinat VIPA të kompanisë “Pestova” në Kosovë janë bllokiar…

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.