web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Vlora Hyseni u emërua jashtë kritereve, shërbëtore e Ramës dhe Vuçiç-it

24 Shtator 2026, 13:44, Politikë CNA

Berisha: Vlora Hyseni u emërua jashtë kritereve, shërbëtore

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndau disa deklarata pas debateve të shumta të zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me çështjen e SHISH-it.

Duke folur para gazetarëve, Berisha tha se Vlora Hyseni u emërua jashtë çdo lloj kriteri.

Kryedemokrati hodhi akuza se Hyseni i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas Berishës, çështja e SHISH-it është lajmi më i keq për Shqipërinë, pasi është tregues i cenimit të sigurisë kombëtare.

“E emëruar jashtë çdo lloj kriteri në pozicionin më të rëndësishëm në raport me sigurinë kombëtare.  Qëndroi aty si shërbëtore e Ramës dhe Vuçiç-it. U vu e tëra në shërbim të organizatës kriminale. Nuk ka në historinë e Shqipërisë një akt më të rëndë. Përbën një akt madhor të asgjësimit të saj dhe tradhtisë ndaj sigurisë kombëtare, Vlora Hyseni ka zbartuar në çdo veprimtari të saj porositë dhe urdhrat e Ramës. Lidhjet e saj me Agasin i ka ditur e gjithë Kryeministria dhe SHISH-i. Por problemi është se është dhënë informacion në shërbim të karteleve. SHISH-i, që nga themelimi e deri më sot, ka një trashëgimi shumë të çmuar dhe bashkëpunim të suksesshëm. Nuk ka lajm më të keq që njeriu kryesor me të cilin bashkëpunonin ishte një kriminele që shiste sekretet e shtetit dhe shërbente si mburojë e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga