AKTUALITET /

Shantazhi nga ish-shefja e SHISH, gazetarja: Do japë llogari! AGSH: Hyseni të tërhiqet menjëherë

Shkruar nga Versus

Shantazhi nga ish-shefja e SHISH, gazetarja: Do japë llogari! AGSH: Hyseni

Pas skandalit të ndodhur në hyrje të GJKKO ku ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni tentoi të shantazhonte gazetaren Klodiana Lala, kjo e fundit ka deklaruar se Hyseni do jepte llogari për akuzën e rëndë kundrejt saj.

Për ngjarjen ka reaguar edhe AGSH duke dënuar ashpër shantazhin drejt gazetares dhe duke i kërkuar Hysenit të tërheqë menjëherë deklaratën si dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë me seriozitet këtë episod shantazhi ndaj Lalës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.

Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të janë llogari vetëm përpara drejtësisë ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.

AGSH i bën thirrje Zonjës Hyseni  që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.”, shkruan AGSH.

Teksa Lala e pyeste për skandalin me Ergys Agasin, Hyseni iu përgjigj me akuzë duke e pyetur për takime të pretenduar me agjentë serbë. Versus.al

Poll