17 protestues janë shoqëruar sot nga policia pas protestës së tensionuar që u mbajt paraditen e sotme para Kuvendit. Burime për mediat bëjnë me dije se numri në total i të shoqëruar është 17, në mesin e të cilëve newsbomb.al ka mësuar se janë dhe pesë aktivistë.
Siç raportuam, tubimi i sotëm u zhvendos nga Kuvendi para godinës së Ministrisë së Brendshme, ndërsa tani që raportojmë rreth orës 14:00, qytetarët kanë vijuar me marshimin e tyre nëpër Tiranë, duke kërkuar njëkohësisht lirimin e personave të shoqëruar.
Protestuesit të gjithë njëzëri kërkojnë lirimin e personave që u shoqëruan gjatë tubimit të sotëm, të cilët newsbomb.al mëson se janë aktivistët: Kristjana Kola, Ferdez Onuzi, Edison Lika, Dritan Goxhaj dhe Eri Almetaj.




