Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje I plagosur ka mbetur Daniel Pikuli, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë në bark dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Burime për TCH bëjnë me dije se në ngjarje dyshohet të kenë qenë të përfshirë dy persona, të cilët janë në kërkim nga Policia e Lezhës.
Sipas të njëjtave burime, konflikti dyshohet se ka nisur për pagesën e një automjeti, të cilit Pikuli i kishte kryer shërbim pranë servisit të tij. Dy personat dyshohet se nuk kanë pranuar të kryejnë pagesën, duke nisur një konflikt mes tyre, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Kamerat e sigurisë pranë biznesit pritet të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së konfliktit, si dhe në identifikimin e autorëve të dyshuar.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel