LIVE UPDATES
Politike

"Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës"/ Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Në fjalën e tij pas seancës plenare, Berisha tha se Hyseni, ka zbatuar porosi dhe urdhra të Ramës dhe se lidhjet e saj me Agasin kanë qenë të njohura në kryeministri dhe SHISH.

24 Shtator 2026, 13:55 Nga I.A

"Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni dhe përgjegjësi për veprimet e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa e cilësoi Ergys Agasin si mafiozin më të rrezikshëm të Evropës. Në fjalën e tij pas seancës plenare, Berisha tha se Hyseni, ka zbatuar porosi dhe urdhra të Ramës dhe se lidhjet e saj me Agasin kanë qenë të njohura në kryeministri dhe SHISH.

Ai akuzoi Hysenin se ka përdorur të dhëna sekrete të SHISH në funksion të një grupi të strukturuar kriminal, duke e cilësuar këtë si goditje për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë.

Berisha tha se Agasi kishte, sipas tij, kontroll mbi institucione të ndryshme të shtetit, ndërsa shtoi se përmes SHISH kishte akses te sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë. Më tej, ai përmendi edhe drejtues e zyrtarë të tjerë, duke pretenduar se veprimet e tyre janë kryer me dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

"Seanca e sotme është dëshmi tjetër flagrante se ky parlament përfaqëson krimin e organizuar, përfaqëson interesat më kriminale të Padrinos së vendit dhe nuk besoj se mund të gjendet një i dytë në planet që para një superskandali të rrallë në mbarë botën, bën avokatinë e regjimit, avokatinë e krimit dhe nuk shprehin as dhe qëndrimin më të vogël kritik. Natyrisht Edi Rama nuk është më kryeministri i Shqipërisë, por është Padrino i Shqipërisë. Faktohet në mënyrë përfundimtare si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë. Me superskandalin e Vlora Hysenit, e emëruar jashtë çdo lloj kriteri në pozicionin më të rëndësishëm në raport me sigurinë kombëtare, e cila qëndroi aty si shërbëtore e dy zotërinjve, e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, u vu e tëra në shërbim të organizatës kriminale.

Nuk ka në historinë e shtetit shqiptar një akt më të rëndë, dhe e vërteta është që në çdo lloj analize në raport me sigurinë kombëtare, kjo përbën një akt madhor të asgjësimit të saj dhe të tradhtisë ndaj sigurisë kombëtare. Por, Vlora Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari të saj porositë, urdhrat e Edi Ramës. Lidhjet e saj me Ergys Agasin i ka ditur e gjithë kryeministria dhe SHISH. Nuk ka asnjë risi në ato lidhje. Por problemi është se përdorimi i të dhënave sekrete të SHISH në funksion të karteleve, në funksion të grupit të strukturuar kriminal, është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë tek partnerët ndërkombëtarë. Dhe duhet ta dini se në ato që janë marrëdhënie besimi, shërbimet inteligjente kanë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Dhe absolutisht SHISH që nga themelimi gjer sot ka një trashëgimi shumë të çmuar bashkëpunimi me shërbimet më të mëdha të vendeve partnere, por edhe shërbime të vendeve të tjera dhe bashkëpunim të suksesshëm. Nuk ka lajm më të keq se sa lajmi se njeriu kryesor me të cilën ata bashkëpunonin ishte një kriminele që shiste sekretet e shtetit dhe shërbente si mburojë e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Por mes të gjithë anëtarëve dhe të gjithë emrave që ju mund të keni dëgjuar, Ergys Agasi është absolutisht mafiozi më i rrezikshëm i Evropës. Pse kjo? Se ky është i vetmi bos i krimit që kishte në kontroll të plotë, dhe unë e kisha denoncuar me kohë këtë, shërbimin informativ të shtetit.
Në kontroll të plotë ministrinë e rendit dhe policinë e shtetit. Në kontroll të plotë segmente të sistemit të drejtësisë. Ishte faktikisht zëdhënësi më i fuqishm i Padrinos së Shqipërisë.

Përveç kësaj, përmes SHISH, ai kontrollonte të gjitha sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë. Dhe akoma më shumë, ky grup i strukturuar kriminal kanë kontrolluar internetin dhe komunikimet me internet të shqiptarëve dhe të huajve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për të gjitha këto, Ergys Agasi është krimineli më i rrezikshëm që ekziston. Dhe ai kishte një shërbëtore, kishte nën urdhrat e tij kryetaren e SHISH. Në fakt, e them dhe njëherë, çdo veprim dhe akt i tyre, i Vlora Hysenit, i Ergys Agasit, i Ermal Beqirit, Karçanajt, drejtorit të përgjithshëm të policisë, Proda, etj, janë bërë absolutisht me urdhër dhe dijeni të plotë të Edi Ramës. Këta persona, në raste të caktuara, po flasin dhe do të flasin. Skandali, afera është e një rrezikshmërie të lartë dhe e përmasave tepër të mëdha. Asnjë reflektim.

A i patë deputetët? Jo më kot u thashë se janë deputetët e Kodrës së Kuajve. Gjatë gjithë fushatës elektorale, çdo dy-tre net, Ergys Agasi, klanet e Elbasanit, klanet e Durrësit, Vangjush Dako mblidheshin tek lokali që menaxhonte ky Embro Sulejmani, menaxher se pronar është dikush tjetër, edhe ai është i kësaj bote, dhe bënin projektin e grabitjes së mandateve. Ndaj dhe sot këtu, deputetët e Kodrës së Kuajve ishin deputetët më aktivë në mbrojtje të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit. Kjo e tëra dëshmon se Shqipëria është në krahët e krimit. Se PS është themeluar mbi krimin dhe vrasjet. Ka sunduar mbi krimin monstruoz të diktaturës komuniste dhe sundon sot mbi krimin, kartelet e drogës dhe vjedhjet e shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...