Berisha për rastin Hyseni: Siguria kombëtare është shembur

24 Shtator 2026 | 14:03

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK.

Në fjalën e tij, Berisha e lidhi drejtpërdrejt Hysenin me kryeministrin Rama, duke pretenduar se veprimet e saj në krye të institucionit të inteligjencës janë kryer sipas porosive të tij.

Sipas Berishës, rasti përbën një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare dhe të besueshmërisë së Shqipërisë përballë partnerëve ndërkombëtarë.

“Nuk shprehin as dhe qëndrimin më të vogël kritik. Natyrisht, Edi Rama nuk është më kryeministri i Shqipërisë, por është padrino i Shqipërisë. Faktohet në mënyrë përfundimtare si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Me superskandalin e Vlora Hysenit, e emëruar jashtë çdo lloj kriteri në pozicionin më të rëndësishëm në raport me sigurinë kombëtare, e cila qëndroi aty si shërbëtore e dy zotërinjve, e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, u vu e tëra në shërbim të organizatës kriminale.

Nuk ka në historinë e shtetit shqiptar një akt më të rëndë në raport me sigurinë kombëtare. Kjo përbën një akt madhor të asgjësimit të saj dhe të tradhtisë ndaj sigurisë kombëtare. Por, Vlora Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari të saj porositë, urdhrat e Edi Ramës.

Përdorimi i të dhënave sekrete në funksion të karteleve, në funksion të grupit të strukturuar kriminal, është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë. Ky është akt i pashmebullt, kanë vjedhur miliarda, por të shembësh sigurinë kombëtare”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas 3 orësh debate dhe bllokim i foltores, Kuvendi kalon në votim

Mes zhurmës dhe tensioneve të krijuara nga opozita, Kuvendi ka vijuar me votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës, pas rikthimit në sallë....
13:43 | 24/09/2026

Gogu paralajmëron ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Fokus te masat e sigurimit dhe të drejtat e palëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu është pyetur ditën e sotme nga mediat lidhur me disa ndryshime të paralajmëruara në Kodin e procedurës Penale. Sipas Gogut,...
12:47 | 24/09/2026

VIDEO/ Ulsi Manja i shkon Berishës në ulësen e tij në Kuvend, momenti kur debatojnë

Një moment është shënuar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Pas debateve lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, ish-drejtueses së SHISH është kapur dhe...
12:43 | 24/09/2026