AKTUALITET /

Kërcet arma pas konfliktit të çastit në Lezhë, një person transportohet drejt "Traumës"

Policia po punon për të kapur autorin e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Kërcet arma pas konfliktit të çastit në Lezhë,

Lezhë- Një sherr i momentit në zonën e Manatisë ka degraduar në konflikit verbal dhe më pas përdorimin e armës së zjarrit duke shkaktuar plagosjen e një personi.

I plagosuri, Daniel Pikuli u paraqit në spitalin e Lezhës me plagë në bark dhe pasi mori ndihmën e parë, u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të konfliktit dhe për kapjen e autorit të plagosjes. Versus.al

 

Poll