AGSH reagon pas deklaratave të Vlora Hysenit në drejtim të gazetares Klodiana Lala
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, duke i dënuar ato me tone të ashpra.
Në një deklaratë publike, AGSH shprehet se çdo person që është nën hetim apo i dyshuar nga drejtësia duhet të japë llogari përpara organeve të drejtësisë, ndërsa shantazhet dhe presionet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala”, thuhet në reagim.
AGSH i bën thirrje Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa kërkon nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ta trajtojë me seriozitet episodin, të cilin asociacioni e cilëson si shantazh ndaj një gazetareje.
Sipas AGSH-së, liria e medias dhe siguria e gazetarëve duhet të mbrohen, veçanërisht në rastet kur raportimi lidhet me çështje që janë në vëmendjen e organeve të drejtësisë.
Plagosje me armë zjarri në Lezhë, i riu transportohet drejt Traumës në Tiranë
Aksident në Vlorë, plagoset drejtuesi i motomjetit
Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas
- 14:10 Marrëdhëniet SHBA-Turqi përballen me çështje të nxehta, Erdogan merr komplimentet e Trumpit por jo avionët F-35
- 14:04 Frikë nga dronët rusë nga Mesdheu, Brukseli në gatishmëri
- 14:03 Berisha për rastin Hyseni: Siguria kombëtare është shembur
- 13:43 Pas 3 orësh debate dhe bllokim i foltores, Kuvendi kalon në votim
- 13:40 Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim
- 13:35 Plagosje me armë zjarri në Lezhë, i riu transportohet drejt Traumës në Tiranë