Ish shefja e SHISH del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat/ Mbetet në fuqi masa 'arrest shtëpie' për Hysenin

Ish shefja e SHISH del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat/ Mbetet në fuqi masa 'arrest shtëpie' për Hysenin

14:29, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vlora Hysenit iu komunikua masa “arrest shtëpie”. Ish drejtoreshës së SHISH ka lënë ambientet e GJKKO duke mos dhënë asnjë deklaratë.

Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe dyshohet se ka dhënë edhe informacione të klasifikuara.

Gazetari i Syri tv, Fatjon Gjinaj mëson se, 'Gjykata e Posaçme ka vendosur të lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin'.

Pjesa më e madhe e kohës prej kur ka nisur seanca është konsumuar për tu njohur me aktet.

Hyseni nuk ka mbajtur një qëndrim të gjatë për episodet që dyshohet të ketë kryer, që kanë të bëjnë me veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco