TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës "arrest në shtëpi" për ish kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Hyseni dyshohet për përkrahje të autorit të krimit, dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete. Pasi qëndroi dy orë në GJKKO, Hyseni zgjodhi që të heshtë për mediat.
Kujtojmë se teksa hynte në GJKKO, shefja e shkarkuar e SHISH, shantazhoi gazetaren Klodiana Lala.
Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë” në hotel Rogner.