BERZH rrit parashikimin: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5% në 2026-ën

24 Shtator 2026 | 14:43

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% gjatë vitit 2026, sipas parashikimit më të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shifra është rishikuar me 0.1 pikë përqindjeje në rritje krahasuar me parashikimin e qershorit.

BERZH vlerëson se ekonomia ka ruajtur ritme të larta edhe gjatë pjesës së parë të vitit. Në gjashtëmujorin e parë, rritja ekonomike është vlerësuar në 3.7% me bazë vjetore, ndërsa për vitin 2027 parashikimi mbetet në 3.5%.

Shqipëria renditet ndër ekonomitë me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku mesatarja për vitin 2026 parashikohet në 3%. Në rajon, Kosova pritet të rritet me 3.5%, Maqedonia e Veriut me 3.3%, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia me 3.1%.

Por perspektiva globale mbetet më e vështirë. BERZH ka ulur në 2.5% parashikimin e rritjes për ekonomitë ku operon, mes ndikimit të kushteve më të shtrënguara financiare, problemeve në tregti dhe rritjes së çmimeve të energjisë.

Në këtë klimë, banka vlerëson se kërkesa e jashtme, investimet dhe turizmi do të vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpenzimet e bashkive u rritën me rreth 18% gjatë vitit 2025

Shpenzimet e bashkive u rritën me ritme të forta gjatë vitit 2025, por pjesa më e madhe e parave vazhdon të përdoret për paga dhe...
18:09 | 23/09/2026

Rregulla të reja me fondet e pensionit privat, mbrohen kursimet e qytetarëve

Më shumë kontroll mbi fondet e pensionit privat. Më shumë transparencë për qytetarët. Ky është synimi i ndryshimeve të reja ligjore, tw shpallura për konsultim...
18:24 | 22/09/2026

Taksat e karburantit në Evropë: Cili vend takson më shumë benzinën?

Mbushja e një makine nuk ka kushtuar kurrë më shumë në Bashkimin Evropian. Benzina Euro-super 95 arriti një mesatare të ponderuar të BE-së prej 2.063...
15:21 | 22/09/2026