Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest ne shtepi’ ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Hyseni ka dalë nga ambientet e GJKKO-së ndërsa ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment për mediat.
Sipas hetimeve te SPAK, Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe dyshohet se ka dhënë edhe informacione të klasifikuara.