Vlora Hyseni del nga SPAK, GJKKO konfirmon masën e sigurisë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Hyseni u paraqit sot në GJKKO, ku u shqyrtua masa e sigurisë e caktuar ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK.
Ps përfundimit të seancës, ajo doli nga ambientet e gjykatës, por ndryshe nga momenti kur mbërriti, këtë herë zgjodhi të mos prononcohej për mediat dhe u largua pa thënë asnjë fjalë.
Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka gjetur në automjetin e biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për këtë çështje, 9 faqe me dokumente sekrete të SHISH, që sipas dyshimeve të hetuesve, këto dokumente janë vënë në dispozicion Agasit nga Vlora Hyseni.
/vizionplus.tv




