web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arresti i Vlora Hysenit/ Deputetja shigjeton Ramën: Dorëzani të përgjigjet

24 Shtator 2026, 14:58, Aktualitet CNA

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me arrestin e ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, dhe lidhjen e saj me Ergys Agasin.

Koçeku tha se ai që duhet të përgjigjet për këtë skandal është kryeministri Edi Rama, pasi ishte ai që dha garancinë kur e emëroi Hysenin në krye të SHISH-it.

“Këto dy ditë kemi dëgjuar dy teza: Njëra thotë ra shteti dhe tjetra thotë u pjek demokracia.

Unë dua të flas për diçka tjetër sot. Kyemninistri e shkarkoi po atë ditë dhe shkroi prej New York-ut se fajësia është çështje individuale. Ka të drejtë, fajësia është individuale, garancia nuk ishte.

Garancinë e dha ai, prej New York-ut kërkoi dhe ndjesë për vonesën e reagimit për shkak të orareve, por për garancinë jo. Për kryeministrin katundi është vend thashethemesh, për mua është vendi ku fjala mbahet. Te ne ai që garanton për tjetrin është dorëzan, e dorëzania nuk thotë çështje individuale.

Dorëzani del vetë e përgjigjet”, tha Koçeku./ CNA





Lajmet e fundit nga