Operacion i Policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armë dhe falsifikim
24 Shtator 2026 |
15:09
Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të shpallur në kërkim gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të një plani të posaçëm kontrollesh dhe punës operative për kapjen e personave me masa sigurie apo dënime të formës së prerë.
Sipas uniformave blu, të arrestuarit akuzohen ose janë dënuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, falsifikim dokumentesh, vjedhje dhe plagosje të rëndë.
Gjatë operacionit, njërit prej të kërkuarve për trafik droge iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Personat e arrestuar
- K.T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.
- E.B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vite burg për “Plagosje të rëndë me dashje”.
- N.M., i dënuar me 4 muaj burg për “Falsifikim dokumentesh”.
- S.V., 18 vjeç, i kërkuar nga DVP Elbasan për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
- K.Xh., i dënuar me 3 muaj burg për “Vjedhje”.
- R.L., 26 vjeç, i dënuar për “Prishje të qetësisë publike”, me 1 muaj e 3 ditë burg të mbetura për të vuajtur.
- O.N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
- K.M., 29 vjeç, i kërkuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të cilit gjatë ndalimit iu sekuestrua Cannabis Sativa.
Policia bëri të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lajme të Sugjeruara
GJKKO njoftim zyrtar: Vlora Hysenit iu la masa e sigurisë, ndalohet çdo publikim i vendimit në media
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni....
Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme
Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri, ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një deklaratë...
AGSH reagon pas deklaratave të Vlora Hysenit në drejtim të gazetares Klodiana Lala
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, duke i dënuar ato...
- 15:05 GJKKO njoftim zyrtar: Vlora Hysenit iu la masa e sigurisë, ndalohet çdo publikim i vendimit në media
- 14:43 BERZH rrit parashikimin: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5% në 2026-ën
- 14:41 CIA jep alarmin: Jugu i Evropës në rrezik nga sulmet ruse
- 14:38 Kroacia rrezikon anëtarësimin e Malit të Zi në BE
- 14:33 Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu verifikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
- 14:28 Shoqata e Gazetarëve Europianë deklaratë ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme