E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nga vrasja e mbetur në tentativë te narkotikët, arrestohen 8 persona për vepra të rënda penale në Tiranë

Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh dhe veprime intensive operative për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat, janë arrestuar 8 shtetas të përfshirë në vepra të ndryshme penale, mes tyre krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe falsifikim dokumentesh.

Mes të arrestuarve është 39-vjeçari K. T., ndaj të cilit ishte caktuar masa “arrest në burg” për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në pranga ka rënë edhe E. B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vite burgim për plagosje të rëndë me dashje, si dhe N. M., i dënuar me 4 muaj burgim për falsifikim dokumentesh.

Policia ka arrestuar gjithashtu S. V., 18 vjeç, K. Xh. dhe R. L., të kërkuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në pranga kanë rënë edhe O. N., 30 vjeç, dhe K. M., 29 vjeç, të dy të kërkuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. K. M. u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6 dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Sipas Policisë, kontrollet synojnë goditjen e personave të shpallur në kërkim dhe lokalizimin e tyre në territorin e Tiranës. Materialet procedurale për të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.