Uji pushton rrugën te 5 Maji, banorët: Kemi njoftuar UKT-në, akush nuk vjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2026, 15:16

Një tubacion kryesor i ujit të pijshëm ka shpërthyer në rrugën “Hysen Kukaleshi”, në zonën“5 Majit” në Tiranë, duke shkaktuar përhapjen e ujit në rrugë dhe vështirësi për banorët e zonës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar publikimin e pamjeve dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ai ka treguar se që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe deri tani që ora ka kaluar 15:00 situata vijon të mbetet e njëjtë.

“Kam që në orën 7 të mëngjesit e deri tani që po përballemi me një plasja tubacioni të ujit të pijshëm, tub kryesor. Kam njoftuar UKT-në dhe nuk po na japin zgjidhje”, shprehet qytetari.

Ai tregon se rrjedhja e ujit ka krijuar probleme serioze në lëvizjen e banorëve, të cilët sipas tij kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre.

“Kanë ngelur pa dalë nga shtëpia”, shkruan qytetari, duke shtuar se edhe fëmijët e zonës, të cilët duhet të shkojnë në shkollë, e kanë të vështirë të kalojnë nëpër rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e tubacionit dhe pastrimin e rrugës, ndërsa apelojnë që problemi të mos lihet pa zgjidhje, për shkak të vështirësive që po u shkakton në përditshmëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit