Policia e Tiranës ka vënë ditën e sotme në pranga 2 persona me rrezikshmëri të lartë kriminale.
Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se u arrestua një 39-vjeçar, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale ‘Vrasja me dashje’, mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.
Po ashtu në pranga ra edhe një 31-vjeçar, i dënuar me dy vite burg për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje’.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës:
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin E. B., 31 vjeç, të dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento