U ngjit në shtyllën e tensionit të lartë për foto në rrjetet sociale, 12-vjeçarja pëson djegie të rënda

24 Shtator 2026, 15:26Lifestyle TEMA
U ngjit në shtyllën e tensionit të lartë për foto

Një vajzë 12-vjeçare është plagosur rëndë pasi u ngjit në një kullë elektrike në Navahermosa, pranë Toledos në Spanjë, ku pësoi një goditje elektrike dhe mbeti e varur në strukturën metalike.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 21 shtator, rreth orës 18:46, në një zonë rezidenciale të Navahermosa-s. Sipas shërbimit të emergjencave 112 të Castilla-La Mancha, vajza u ngjit në kullë dhe ra në kontakt me kabllot, duke pësuar djegie të rënda.

Pas goditjes elektrike, 12-vjeçarja mbeti e varur në kullë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve nga Talavera de la Reina për ta zbritur. Përpara operacionit të shpëtimit, ekipet konfirmuan se instalimi elektrik ishte çaktivizuar dhe nuk kishte më tension.

Më pas, vajza u transportua me një njësi të terapisë intensive drejt Spitalit Universitar La Paz në Madrid, për shkak të rëndësisë së plagëve. Në operacion morën pjesë gjithashtu Guardia Civil, ekipet mjekësore, ambulanca dhe një helikopter mjekësor.

Pas ngjarjes, zjarrfikësit paralajmëruan për rrezikun e hyrjes në kulla, shtylla apo instalime elektrike. Ata theksuan se goditjet elektrike dhe harku elektrik mund të shkaktojnë pasoja të rënda edhe pa qenë nevoja që një person të prekë drejtpërdrejt kabllon.

“Një foto nuk ia vlen jetën”, ishte mesazhi i shpërndarë nga shërbimi zjarrfikës, duke paralajmëruar se asnjë fotografi, video apo publikim në rrjetet sociale nuk justifikon një rrezik të tillë.

Lini një Përgjigje