“Edhe nëse klubi nuk e aktivizion, do e thërras” – Lojtari që Ancelotti e vlerëson shumë te Brazili
Carlo Ancelotti ka dërguar një mesazh të qartë për të ardhmen e Estevaos te Kombëtarja e Brazilit.
Trajneri italian ka deklaruar se minutat e pakta që talenti brazilian po merr te Chelsea nuk do të ndikojnë në vendimin e tij për ta grumbulluar me përfaqësuesen.
Në konferencën për shtyp përpara miqësores ndaj Australisë, Ancelotti e cilësoi 19-vjeçarin si një futbollist shumë të rëndësishëm për Brazilin dhe theksoi se interesat e klubit dhe të kombëtares nuk janë gjithmonë të njëjta.
“Estevão është një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren. Ndonjëherë interesi i klubit nuk është i njëjtë me interesin e Kombëtares. Për ne, Esteveo dhe lojtarët e tjerë të rinj janë shumë të rëndësishëm. Edhe nëse nuk luan dhe nuk merr minuta te klubi, unë do ta grumbulloj, sepse mendojmë se është shumë i rëndësishëm për të ardhmen”, deklaroi Ancelotti.
Estevao është rikthyer së fundmi te Brazili pas mungesës për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë, i cili e pengoi të merrte pjesë në Botërorin 2026. Tashmë, ai është rikthyer në planet e Ancelottit dhe pritet të jetë titullar ndaj Australisë.
Në të njëjtën kohë, te Chelsea ai po kalon një periudhë me më pak minuta në fillimin e sezonit 2026/27, ndërsa po përpiqet të fitojë gradualisht më shumë hapësira pas rikuperimit nga dëmtimi.
Ancelotti, megjithatë, duket se e sheh Estevaon si pjesë të rëndësishme të projektit të ri të Brazilit dhe ka konfirmuar se do t’i japë mundësi të vazhdueshme për të zhvilluar më tej potencialin e tij me fanellën e “Seleçaos”.




