TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Gjatë operacionit janë arrestuar 8 persona, të kërkuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, narkotikë, vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.
Në pranga ka rënë K. T., 39 vjeç, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën “Arrest në burg” për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh.
Policia ka arrestuar gjithashtu E. B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa N. M. ishte dënuar me 4 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
Të tjerë të arrestuar janë S. V., 18 vjeç, i kërkuar për prodhim dhe shitje narkotikësh; K. Xh., i dënuar për vjedhje; R. L., 26 vjeç, i dënuar për prishje të qetësisë publike; O. N., 30 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje narkotikësh; si dhe K. M., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Gjatë arrestimit të K. M., policia deklaron se i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet procedurale për të gjithë personat e arrestuar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.