Prapaskena e merkatos së Interit, ishte pranë akordit me Chiesa-n
Mbyllja e merkatos së verës ka zbuluar edhe disa prapaskena të lëvizjeve që Interi diskutoi në ditët e fundit të afatit kalimtar. Sipas Fabrizio Romanos, zikaltërit kishin mundësi të bënin një tjetër afrim, nëse do të realizohej largimi i Luis Henrique.
Trajneri Cristian Chivu ishte i gatshëm të mirëpriste një lojtar ofensiv me aftësi në duelet një kundër një, që do t’i jepte skuadrës më shumë paparashikueshmëri në fazën sulmuese. Përveç Diouf, një profil i tillë mungonte në organikën e Interit.
Plani lidhej drejtpërdrejt me të ardhmen e Luis Henrique. Në mesin e gushtit, braziliani ishte pranë transferimit te Roma dhe shitja e tij do t’i hapte klubit mundësinë për të investuar sërish në merkato.
Në fund, Interi zyrtarizoi Curtis Jones si afrimin e fundit, me mesfushorin anglez që mbërriti nga Liverpool dhe u prezantua në prag të debutimit ndaj Monzës.
Megjithatë, sipas prapaskenës së bërë publike nga Romano, Jones mund të mos kishte qenë përforcimi i fundit i zikaltërve gjatë kësaj vere.
Në listën e mundësive të diskutuara ishte edhe Federico Chiesa, emri i të cilit u mor në konsideratë për repartin ofensiv. Megjithatë, ideja nuk u konkretizua dhe Interi e mbylli merkaton pa bërë një tjetër goditje në sulm.

