Foto nga vendngjarja
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ambientet e përbashkëta të një pallati në qytetin e Pogradecit, pranë shëtitores. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e ajrimit të pallatit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, si dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës. Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Ato pritet të përcaktohen pas verifikimeve dhe ekspertizës në vendngjarje.
Sondazh
Poll
