Japonia thyen rekordin, mbi 100 mijë persona kanë mbushur 100 vjeç – 88% janë gra

24 Shtator 2026 | 15:46

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka paralajmëruar se rreziku i një veprimi ushtarak Japonia ka shënuar një rekord të ri sa i përket jetëgjatësisë së popullsisë. Për herë të parë, numri i personave që kanë mbushur të paktën 100 vjeç ka kaluar shifrën e 100 mijë.

Sipas të dhënave të Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, në vend janë aktualisht 107,677 persona mbi 100 vjeç, 7,914 më shumë se një vit më parë. Ky është viti i 56-të radhazi që numri i njëqindvjeçarëve rritet.

Gratë përbëjnë pjesën dërrmuese të kësaj grupmoshe. Nga 107,677 njëqindvjeçarët, 94,298 janë gra, ose rreth 88%, ndërsa 13,379 janë burra.

Rritja e numrit të njerëzve që jetojnë mbi 100 vjeç lidhet nga autoritetet japoneze me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ushqyerjes, si dhe me përparimet në mjekësi.

Por rekordi vjen në një kohë kur Japonia po përballet me një tjetër problem demografik: popullsia po plaket dhe po zvogëlohet, ndërsa lindjet kanë rënë ndjeshëm. Sipas Associated Press, gati 30% e popullsisë japoneze është 65 vjeç ose më shumë, duke shtuar presionin mbi sistemin e sigurimeve shoqërore dhe tregun e punës.

Sipas autoriteteve japoneze, kur nisi regjistrimi i njëqindvjeçarëve në vitin 1963, në vend jetonin vetëm 153 persona mbi 100 vjeç. Numri kaloi 1,000 në vitin 1981 dhe 10,000 në vitin 1998, për të arritur tashmë në mbi 107 mijë.

Lajmi u bë publik në kuadër të “Ditës së Respektit për të Moshuarit”, që në Japoni shënohet më 15 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata kroate lejon ekstradimin në Gjermani të të dyshuarit për shpërthimin në Nord Stream

Një gjykatë kroate ka vendosur që ukrainasi i dyshuar për përfshirje në shpërthimet e tubacionit Nord Stream në vitin 2022 mund të ekstradohet në Gjermani. ...
15:44 | 24/09/2026

Danimarka: Pushtimi rus i një vendi të NATO-s i pamundur, por nuk përjashtohet

rus ndaj vendeve të NATO-s po rritet, edhe pse një pushtim i drejtpërdrejtë konsiderohet ende shumë i pamundur. Kreu i DDIS, Thomas Ahrenkiel, tha se...
15:43 | 24/09/2026

Holanda konfirmon rikthimin në Eurovision

Holanda do të rikthehet në Festivalin e Këngës në Eurovision në vitin 2027, pavarësisht se transmetuesi më parë përgjegjës për pjesëmarrjen e vendit (AVROTROS) vazhdon...
15:31 | 24/09/2026