web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shantazhet nga Vlora Hyseni/ Lala: Përpjekje e dëshpëruar, gati kallëzimi penal në SPAK

24 Shtator 2026, 15:47, Aktualitet CNA

Shantazhet nga Vlora Hyseni/ Lala: Përpjekje e dëshpëruar, gati

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me shantazhet e bëra ndaj saj në derën e GJKKO-së nga ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Lala e cilësoi si përpjekje të dëshpëruar të Hysenit për të treguar se ka informacione.

Në vijim, Lala paralajmëroi se do t’i drejtohet SPAK-ut me kallëzim penal mbi rastin. 

“Përbuz me neveri çdo akuzë. Zonja duhet të kërkojë falje publike, është në nderin e saj, në nderin e institucionit që ka drejtuar dhe në nderin e një gruaja qe nëse edhe mund të rrisë fëmijë. Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson aspak sepse jo Vlora Hyseni, por askush nuk më kërcënon dhe nuk më shantazhon në detyrën time dhe këtë e kam dëshmuar në më shumë se 23 vite punë edhe kur mbi familjen time, mbi vajzat e mia janë qëlluar plumba dhe kanë vënë në rrezik jetën e tyre. Do të vazhdoj të merrem me dosjen dhe aferat e zonjës Hyseni. Është dosja më tronditëse dhe kjo ka tronditur jo vetëm zonjën Hyseni. Kam folur me avokatin Dorjan Matlija për të bërë gati materialin dhe për t’ia dërguar SPAK-ut. Askush nuk mund të më njollosë emrin. Zonjën nuk e nxjerr dot unë nga gjirizi ku është futur, hesapet i ka me drejtësinë dhe jo me median. E pashë si mesazh që i adresohej gjithkujt dhe çdo njeriu që mund të flasë kundër zonjës Hyseni. Ishte një përpjekje e saj e dëshpëruar për të thënë se kam në duar sekrete dhe mund t’ju shantazhoj. Ka kryer një vepër të rëndë penale në dyert e SPAK-ut dhe GJKKO-së”,-deklaroi Lala./CNA

 





Lajmet e fundit nga