Pasditja e sotme, ka sjellë një vatër zjarri në hapësirat e përbashkëta të një ndërtese banimi në qytetin e Pogradecit, e cila gjendet në afërsi të zonës pedonale.
Raportimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se flakët kanë përfshirë kanalet e ajrimit të pallatit.
Të lidhura
None found
Në adresë kanë shkuar menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e perimetrit.
Deri në këto momente, fatmirësisht nuk ka asnjë njoftim për persona të plagosur.
Origjina e zjarrit mbetet ende e paqartë dhe pritet të përcaktohet pas verifikimeve që do të kryhen në vendngjarje nga grupi hetimor.
