Shantazhi i Hysenit/ Bushkolaj: SHISH paska pasur luksin të survejojë një gazetare ndërsa s'jep të dhëna për tonelatat e drogës

15:33, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në studion e Syri Tv e quajti të turpshme shantazhin e Vlora Hysenit ndak gazetares Klodiana Lala ndërsa refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve.

“SHISH paska pasur luksin të survejojë një kolege ndërkohë që Shërbimi Sekret ka vite që nuk jep të dhëna për tonelatat e drogës’ komentoi Bushkolaj në studio me gazetaren Sibora Elezi.

“Nëse kjo e ka ditur si informacion e ka raportuar? Apo e ka përdorur dhe po e përdor për shantazh. Nuk mund të përdoret SHISH për shantazh, aq më tepër ndaj gazetarëve. Ndërkohë Vlora Hyseni është larguar nga shërbimi kombëtar i Kosovës pikërisht për lidhje të papërshtatshme me Serbinë” theksoi më tej ai.

Dosja e SPAK ekspozoi faktin se Shërbimi Informativ Shtetëror ishte vendosur në shërbim të kreut të grupit të strukturuar kriminal që përvetësonte fondet e AKSHI-t.

“U shemb një prej shtyllave kryesore në vend, duhet të kishte një llogaridhënie. Ne na ka rënë një hallkë shumë e rëndësishme” komenton Bushkolaj duke shtuar se “Narrativa për ta zhvendosur debatin tek fokusi sentimental është e qëllimshme”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco