Policia e Tiranës ka zhvilluar disa operacioni duke arrestuar 8 shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, ndërsa njërit prej tyre iu gjet edhe lëndë narkotike.
Të arrestuarit ishin në kërkim për vepra penale që lidhen me krime të rënda kundër personit, armëmbajtjen pa leje, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, vjedhjen, falsifikimin e dokumenteve dhe prishjen e qetësisë publike.
Në pranga u vu K. T., 39 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u arrestua edhe E. B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Arrestohet edhe N. M., i dënuar me 4 muaj burgim për “Falsifikimin e dokumenteve”, si dhe S. V., 18 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u arrestua K. Xh., i dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, arrestuan R. L., 26 vjeç, i dënuar me 3 muaj burgim për “Prishjen e qetësisë publike”. Sipas policisë, këtij shtetasi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj e 3 ditë burgim.
Po nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u arrestua O. N., 30 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Arrestohet K. M., 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”. Gjatë momentit të ndalimit, ai u kap me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua nga policia si provë materiale.
Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.