web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria sfidon Bjellorusinë, bilanci i përballjeve

24 Shtator 2026, 16:18, Sport CNA

Shqipëria sfidon Bjellorusinë, bilanci i përballjeve

Shqipëria dhe Bjellorusia janë përballur 7 herë në historinë e tyre, me kuqezinjtë që kanë regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Katër përballjet e fundit kanë sjellë 3 fitore dhe 1 barazim për Shqipërinë. Dy skuadrat u takuan për herë të parë në vitin 2006, në eliminatoret e Europianit, me një barazim 2-2 dhe një humbje për Shqipërinë.

Fitorja e parë kuqezi erdhi në mars 2011 në “Qemal Stafa”, kur Hamdi Salihi shënoi golin e triumfit nën drejtimin e Josip Kuzhes.

Në dy përballjet e fundit të Ligës së Kombeve, Shqipëria fitoi 0-2 në transfertë dhe 3-2 në shtëpi. Kuqezinjtë vijnë në sfidën e radhës pas 5 humbjeve radhazi dhe kërkojnë të ndryshojnë ecurinë.





Lajmet e fundit nga