Banka e Shqipërisë për rreziqet e jashtme: Luftërat dhe nafta kërcënojnë ekonominë
Banka e Shqipërisë vlerëson se gjendja financiare e familjeve dhe bizneseve mbetet e qëndrueshme, por rreziqet nga zhvillimet ndërkombëtare janë rritur. Luftërat, çmimet e energjisë dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten faktorët kryesorë të pasigurisë për ekonominë.
Banka e Shqipërisë ka analizuar ecurinë e ekonomisë në pjesën e parë të vitit dhe risqet e mundshme. Në raportin e Stabilitetit Financiar për janar-qershor 2026 theksohet se gjendja financiare e bizneseve dhe e familjeve mbetet e qëndrueshme, përsa kohë që të ardhurat dhe ngarkesa me borxh paraqiten në nivele të përballueshme.
“Megjithatë, bizneset vazhdojnë të ndjejnë mungesën e personelit të kualifikuar dhe zhvillimet ndërkombëtare paraqesin aktualisht një pasiguri më të lartë. Vijimi i luftës në Ukrainë dhe konfliktet ushtarake në Lindjen e Mesme ruajnë prirjen për t’u zgjeruar, dhe kanë ndikuar negativisht në çmimet e naftës, të gazit, dhe të produkteve që mbështeten mbi to”, theksohet në raportin e BSH-së.
Banka e Shqipërisë evidenton se rreziqet në “mjedisin e jashtëm” klasifikohen në nivelin “mesatar”, por janë më të larta në krahasim me një vit më parë. Nga ana tjetër, ecuria pozitive e nëntreguesve të tjerë, si rritja 12 ekonomike e partnerëve kryesorë tregtarë dhe luhatja në nivele të ulëta të normave afatshkurtra të interesit në tregjet ndërkombëtare, kanë balancuar rrezikun nga faktorët e mësipërm.
BSH vlerëson se në vrojtimin periodik që kryhet me bankat, rreziku nga zhvillimet ndërkombëtare mbi ekonominë e vendit është evidentuar prej tyre si burimi kryesor i rrezikut, i ndjekur prej zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.
BERZH rrit parashikimin: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5% në 2026-ën
Shpenzimet e bashkive u rritën me rreth 18% gjatë vitit 2025
Rregulla të reja me fondet e pensionit privat, mbrohen kursimet e qytetarëve
- 16:53 Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: SHBA dhe Kina kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm në çështje kyçe
- 16:44 Pasi u ndalua nga SHBA-ja, Abbas i drejtohet OKB-së: Mbani përgjegjës Izraelin, populli ynë po i nënshtrohet vrasjeve
- 16:37 Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga axhenda
- 16:33 FBI nis hetimet, hakerat pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat e të gjithë agjentëve
- 16:26 Zelenskyy takohet me Rutte në OKB: Diskutuam furnizimin e Kievit me raketa Patriot
- 16:24 Ukraina dërgoi dy ushtarë të kapur të Koresë së Veriut në Korenë e Jugut